SHBA “shuplakën” e parë qeverisë, OPDAT: S’na pyetet për pakon anti-korrupsion

Zbardhet letra e Ambasadës Amerikane drejtuar komisionit të ligjeve lidhur me pr/ligjin e proçedurës penale dhe atë kundër krimit të organizuar, që solli jo pak reagime mes palëve edhe në mbledhjen e sotme të Komisionit.Përmes letrës OPDAT tërheq vëmendjen se Komisioni i Ligjeve nuk është konsultuar me ekspertët amerikanë lidhur me 2 pr/ligjet.Sipas Ambasadës Amerikanë, ndryshimet janë propozuar pa konsultim publik dhe pa këshillimin e ekspertëve të ambasadës, ndërsa i kanë mundësi agjencive të interesuara që të shprehnin argumentet e tyre pro ose kundër këtyre ndryshimeve.“Nuk jemi konsultuar për këto 2 projektligje. Janë ndryshuar disa herë, duhet të ishit këshilluar. Ndryshimet u propozuan pa konsultim publik. Diskutimi ne KLD dhe prokurori, i nevojshëm.”- thuhet në letrën e ambasadës amerikane.Edhe në mbledhjen e komisionit të ligjeve deputetët e PD-së sulmuan mazhorancën për mospërfshirjen e ekspertëve amerikanë në konsultimet për këto dy pr/ligje, ndërsa kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj sqaroi se letra i është dorëzuar atij, siç janë procedurat normale, ndërsa garantoi se për gjithçka do të zbatohet rregullorja.