Vasili i përgjigjet OPDAT: Projektligjet do ti nështrohen diskutimeve gjithpërfshirëse

Ndryshimet ne projektligjet e Kodit te Procedures Penale dhe atij kunder Krimit te Organizuar do ti nështrohen një dikutimi të gjerë dhe gjithpërfshirës. Kështu ka deklaruar kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, në përgjigje të letrës së OPDAT për mospërfshirjen në konsultime të ekspertëve amerikane dhe grupeve të interesit. Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se dhe pse diskutimi i tyre është futur në kalendarin e shqyrtimit të parlamentit, proçesi është në startin e tij dhe ende nuk ka asnjë diskutim lidhur me to.“Këto nisma të cilat nuk kanë filluar ende të shqyrtohen, por janë futur në kalendarin e shqyrtimit në parlament, janë nisma serioze për luftën ndaj korrupsionit. Janë prioritet i qeverisë së re. Edhe këto nismat janë zhvillime në këtë fushë, diskutimi s’ka filluar ende. Të gjitha sugjerimet që do vijnë, ku OPDATështë një nga sugjerimet e çmuara do jenë patjetër pjesë e diskutimit të gjerë.E kam shprehur dhe në komisionin e ligjeve që të ketë përfshirje ndërinstitucionale, jo vetëm e ekspertëve amerikane që është një ndihmë e çmuar, për të ecur në rrugën e një perfeksionimi. Jemi përpara një proçesi për të realizuar një legjislacion që i jep përgjigje direkte të qartë luftës ndaj korrupsionit, ku dhe prioriteti i BE i vendosur ndaj vendit tonë është i tillë” tha Vasili.Nënkryetari i LSI, ka përshëndetur edhe mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, duke e cilësuar një standard të ri në konsolidimin e demokracisë.“Me përfundimin e raundit të dytë në Kosovë, shprehim vlerësimin maskimal pse jo dhe kënaqësinë tonë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në një standard mjaft të lartë. Ishte një proçes që shënoi fitues të gjithë popullin e Kosovës, përbëjnë një standard të lartë të zhvillimit të demokracisë në Kosovë. Kjo kënaqësi është dyfishe, duke i pasur shumë të qartë, hapat e hedhura në Tiranë dhe Prishtinë drejt të integrimit, theksoj se këto janë hapa të qartë dhe të sigurtë. Kjo tregon se rruga e integrimit është rrugë e drejtë dhe gjithmonë e më pak vështirësi. Mund të thuhet pa e tepruar se shënojmë ndarjen nga sëmundja e vjetër e zgjedhjeve problematike. Për Kosovën kjo ishte një ditë e mire. Jemi në moment të shkëlqyer të zgjidhjes së një kryedetyre, siç është mbajtja e zgjedhjeve me standarde” përfundoi Vasili.