PD: Qeveria po vonon buxhetin, Rama eksperimente të rrezikshme me ekonominë
Kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka cilësuar si provokim të rëndë foton e diktatorit Enver Hoxha gjatë homazheve për 29 Nëntorin.Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, Basha i bëri apel kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta të mos provokojnë shqiptarët pasi do të përballen me pasojat."Dua të shpreh indinjatën e thellë të PD-së për provokimin e rëndë që Edi Rama i ka bërë Shqipërisë demokratike, shoqërisë së hapur shqiptare duke zhvilluar një veprimtari zyrtare siç është 29 Nëntori me portretin e diktatorit në sfond. PD i kërkoi dy ditë më radhë kryeministrit Rama të distancohet qartë duke i kërkuar ndjesë gjithë shqiptarëve që janë lënduar duke parë portretin e diktatorit më gjakatar. Nuk është distancuar, duke ushqyer bindjen se është ai vetë porositësi i provokimit. U them dyshesh Rama-Meta, po luani me zjarrin, ish të përndjekurit ata që e paguan më shtrenjtë se kush terrorin enverist nuk do ua falin, brezat që vuajtën urinë nuk do tua falsin, brezin e ri që është rritur e po rritet në demokraci, harrojeni se do ringrini fantazmën e Enverit" tha Basha.Ai theksoi më tej se opozita do të vazhdojë me vizionin e saj deri në përfundimin me sukses të zotimit për marrjen e statusit së vendit kandidat.Basha: Vonesa për miratimin e buxhetitGjithashtu, kreu i PD-së shprehur edhe shqetësimin për vonesat në miratimin e buxhetit të shtetit për vitin 2014. Sipas Bashës vonesa për miratimin e buxhetit vjetor ka sjellë që qeverisjet vendore të miratojnë buxhetet para se të miratohet ai vjetor.“Sot është data 2 dhjetor në bazë të ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor sot duhet ta kishim të votuar buxhetin e shtetit për vitin 2014. Ligjin në fjalë rezulton i shkelur. Edhe ky standard rezulton i zhbërë nga qeveria e zhbërjeve. Me vonesat për projekt buxhetit shkeljet janë një radhë të gjatë. Parashikueshmëria është zero në çdo aspekt duke dëmtuar rëndë sipërmarrjen e lirë. Në nenin 15 qeverisjet vendore miratojnë buxhetet para se të miratohet buxheti vendor. Është penguar i tërë procesi buxhetor vendor. Të gjitha njësitë vendore janë në shkelje të ligjit jo për fajin e tyre por për arsye se kryeministri nuk do t’ia di për ligjin” tha Basha.