Korrupsioni në dogana, Spiropali: Numër jeshil për denoncimin e rasteve
Doganat rrisin të ardhurat si rezultat i luftës ndaj korrupsionit. Drejtoresha e përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali në një konferencë për shtyp bëri me dije se gjatë muajit nëntor janë mbledhur 1.3 miliardë lekë më shumë në krahasim me një vit më parë.Spiropali premtoi se administrata doganore do të thellojë luftën kundër evazionit fiskal dhe shfaqjeve korruptive .Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka vënë në dispozicion një numër jeshil për të gjithë qytetarët që duan të denoncojnë rastet e korrupsionit në doganat e vendit.Aktualisht synimi i drejtorisë së doganave është modernizimi i administratës përballë publikut të gjerë si dhe intensifikimi i marrëdhënieve të asistencës së ndërsjelltë me doganat partnere.“Synimi ynë është modernizimi i administratës doganore përballë publikut të gjerë. Po intensifikojmë mareëdhëniet e asistencës së ndërsjelltë me doganat partnere dhe kemi realizuar një sërë tatimesh. Administrata doganore premton se do të thellojë luftën kundër evazionit fiskal dhe shfaqjeve korruptive do intensifikojë dialogun me biznesin dhe komunitetin e gjerë për të rritur transparencën. Ftojmë publikun të na bashkohet në përpjekjet tona ndihmojë të luftojmë korrupsion duke denoncuar korrupsionin në numrin jeshil 0800 22 22" tha Spiropali.