Tahiri: Lufta kundër trafikimit të qënieve njerëzore kërkon qasje shoqërore

Ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka kërkuar ndihmën e shoqërisë shqiptare në luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore n dërsa pranoi se rezultatet në luftën ndaj këtij fenomeni nuk kanë qënë të kënaqshme.Duke folur në konferencën me temë “Të ndryshëm dhe të barabartë”, e organizuar nga Ministria e brendshme dhe Fakulteti i Shkencave Sociale, Tahiri theksoi se lufta kundër trafikut të qënieve njerëzore duhet të jetë një qasje shoqërore.Sipas ministrit Tahiri, trafiku i qënieve njerëzore është problem dhe plagë e shoqërisë që ka penalizuar vendin tonë në këto dy dekada tranzicion prandaj duhet një bashkëpunimin  për të luftuar këtë trafik."Rezultatet kundër trafikut të qënieve njerëzore nuk ka qënë ato që duhet të ishin. Në radhë të parë kemi nevojë që ta rikonceptojmë luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore, fillimisht nga pikëpamja e fenomenit më pas zgjidhje. Kjo luftë nuk mund të jetë vetëm një qasje policiore por duhet të jetë qasje shoqërore e përbashkët me të gjitha mekanizmat. Trafiku i qënieve njerëzore është i pandashëm nga dhuna. Nuk luftohet me mjete policore nuk kemi mundësi, por me mjete shoqërore. Sa jemi të përgatitur ta luftojmë me mjete ekstra policore duke nisur nga refuzimi për shfrytëzimin e minorenëve.   Unë kam një propozim për ju që të bëheni pjesë e përpjekjes sonë për të shënuar një nivel të ri të rezultateve në luftën  kundër trafikut të qënieve njerëzore, duke filluar nga hartimi i strumentave” tha Tahiri.Tahiri shprehu besimin se Shqipëria këtë vit do të dalë nga lista e shteteve nën vëzhgim të raportit të Departamentit Amerikan por nënvizoi nevojën që kjo luftë të jetë e qëndrueshme."Jemi këtu për të kërkuar ndihmë sepse rezultatet arrihen vetëm duke qenë bashkë. Kam besim se në raportin e ardhshëm të DASH, Shqipëria do të arrijë të dalë nga lista e shteteve nën vëzhgim. Po bëhen përpjekje për të luftuar me sukses dhe në mënyrë të qëndrueshme trafikun e qënieve njerëzore” shtoi Tahiri.