Kapet marijuanë në Kakavijë, Vasil Dervishjani në kërkim ndërkombëtar
Policia kufitare e Kakavijes ka sekuestruar 19 kilograme lende narkotike e llojit marijuane, nderkohe qe ka identifikuar dhe po punon per kapjen e transportuesit te saj, shtetasin Vasil Dervishanji 40 vjeç me origjine nga qyteti i Beratit, aktualisht banues ne Athine.Burime nga kjo pike doganore bejne me dije se ky shtetas ishte duke udhetuar drejt shtetit helen me automjetin e tij me targa greke, por ne kohen kur efektivet e policise kufitare te Kakavijes, kane nisur kontrollin e imtesishem te mjetit, 40-vjeçari Dervishanji eshte larguar me vrap drejt kufirit me Greqine, duke braktisur automjetin ku brenda tij ndodheshin edhe dokumentat personale si karte identiteti dhe pasaporte.Forcat e policise shqiptare jane vene ne ndjekje te tij deri ne territorin grek, ku dhe kane kerkuar ndihmen e homologove te tyre matane kufirit per kapjen e tij, i cili ende nuk eshte ndaluar. Nga kontrolli i ushtruar ne automjetin e 40-vjeçarit ka rezultuar se ne gomen rezerve dhe ne pjesen e pasme te makines ishin fshehur 19 kilograme marijuane, e cila kishte si destinacion kryeqytetin grek, Athinen.Lenda narkotike si dhe automjeti u sekuestruan ne cilesine e proves materiale, nderkohe qe 40-vjeçari Vasil Dervishanji eshte shpallur person ne kerkim nderkombetar. Materialet ne ngarkim te tij i kaluan menjehere Prokurorise se Krimeve te Renda Tirane, per vepren penale trafik nderkombetar te lendeve narkotike.