Gjirokastër, gjendet trupi i pajetë i një klandestini
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2013, 16:08
Trupi i pajetë i një klandestini është gjetur mesditën e sotme pranë fshati Glinë në Gjirokastër.Kufoma e seksit mashkull rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar dyshohet të jetë nga Somalia.Ka qenë një bari ai ka parë trupin e pajetë dhe ka njoftuar menjëherë policinë.Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës pasi në trupin e pajetë nuk u gjet asnjë dokument identifikimi.Dyshohet se personi ka humbur jetën aksidentalisht.Ky është klandestini i dytë në gjendet I vdekur brenda pak ditësh në Gjirokastër. Kufoma e një 35-vjeçari nga Somalia u gjet më datën 22 nëntor të këtij viti në shtratin e lumit Drino në Gjirokastër.