Gara e çmendur në Kombinat, përplasen 4 makina, grushta mes të plagosurve
Pasioni për shpejtësinë gati sa nuk u ka kushtuar shtrenjtë 4 personave. Dy të rinjë kanë nisur një garë me makina mes tyre, gjë që ka përfunduar me përplasjen e rëndë në zonën e Kombinatit, që për shkak të parakalimit të gabuar të njërit prej mjeteve ka përfshirë edhe 2 automjete të tjera që udhëtonin në drejtim të Tiranës.
Në aksident u përfshinë automjetet më targa TR 5101 B tip “Fiat Punto”, një tjetër tip “Skoda” me targa TR 679 A si dhe dy automjete të tjera me targa AA 114 AZ dhe TR 544 F.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes bënë të ditur se përplasja ka qënë mjaftë e fortë.
Gjithëçka ndodhi rreth orës 15:00 duke shkaktuar plagosjen e 4 personave, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Këta të fundit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.Ndërkaq si të mos mjaftonte kjo, dy drejtuesit e mjeteve të tjera janë përfshirë në një sherr me grushta mes tyre, për ngjarjen që ndodhi dhe shkaqet që çuan deri në përplasje.Policia ka vënë në pranga dy drejtuesit e mjeteve të cilët do të akuzohen jo vetëm për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor por edhe për ushtrimin e dhunës.Të plagosur kanë mbetur Miranda Basha 38-vjeçe, Lorenc Jashari 31-vjeç, Mateo Basha 17-vjeç dhe një 15-vjeçar me iniciale S. Shahu.Ngjarja shkaktoi probleme të mëdha në qarkullimin rrugor dhe policia rrugore ju kërkoi mjeteve që prisnin në rradhë të shmangnin kalimin nga rruga e Kombinatit dhe të kalonin nëpërmes një rruge dytësore.Aksidenti i rëndë mblodhi dhe qytetarë të shumtë kureshtarë që u bënë dëshmitarë të kësaj përplasjeje që nisi si një garë me makina.