Berisha: Lindja e Shqipërisë, lindja më e vështirë në Europë
Kryeministri Berisha ka përshëndetur krerët e të gjitha vendeve të cilat ndodhen në Shqipëri për të marrë pjesë në kremtimet e 100-vjetorit të pavarësisë së ShqipërisëDuke folur në drekën e shtruar për nder të tyre, kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria u është mirënjohëse të gjitha vendeve për ndihmën që i kanë dhënë"Është nëj nder i vecantë t`ju përshëndes ju përzemësisht për praninë tuaj në këtë ditë historike të kombit shqiptar. Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë ndaj jush që na keni nderuar kaq shumë me ardhjen tuaj, ndaj vendeve dhe kombeve tuaj mike ndaj të cilave ndihemi të detyruara. Sot ne kremtojmë 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë e cila ka qënë një ndër lindjet më të vështira të kontinentit” tha Berisha.Kryeministri Berisha në këtë ditë të shënuar ka evidentuar edhe njëherë kalvarin e përpjekjeve dhe mbijetesës në të cilin ka kaluar vendi ynë, duke e krahasuar atë dhe me Feniksin.“Kushdo që vështron në këtë histori gjen një ngjashmëri të madhe me Feniksin. Në kohëra të shkuara kombi shpeshherë është gjetur para alternativës të jetë apo mos të jetë dhe ndoshta të shumtë kanë menduar se s`mund të jetë më tutje, por ai është ngritur si Feniksi mbi hirin e tij dhe ka mbijetuar. Por këtë shekull të vështirë kombi im në të gjitha momentet ka pasur mbështetjen e kombeve tuaja. Kjo është e vërtetë në përjekjet e tij për tu çliruar nga pushtimet.është e vërtetë në përpjekjet për të dalë nga diktatura, kjo është e vërtetë për të ndërtuar lirinë, vlerat e saj dhe sistemin demokratik, kjo është e vërtetë për tu cliruar nga të tjerët në trojet e tij etnike. Kështu ne mblidhemi sot me miq të vërtetë që kanë kontribuar kaq shumë në lirinë e vendit tim. Kanë mbështetur aspiratat për liri dhe integrim, ka qenë e një rëndësi të madhe për anëtarësimin në NATO, clirimin e Kosovës, integrimin europian. 22 vjet më parë kombi shqiptar jetonte në një mjerim të paimagjinueshëm për Europën. Sot ai renditet në kombet me të ardhura të mesme ndër kombet e tjera, në cdo vite janë mundi, djersa, paratë e taksapaguesve tuaj miq, është ndihma bujare e SHBA, e vendeve të mëdha të BE dhe vendeve të tjera mike nga mbarë bota"tha Kryeministri.E ndërsa në këtë rrugë të gjatë të zhvillimit të vendit tonë Berisha nuk ka harruar të vlerësojë ndihmën e pacmuar, Kryeministri ka ngritur në fund një dolli përmbyllëse të fjalimit me urimin për vazhdimin e mëtejshëm të kësaj miqësie dhe bashkëpunimi të vendit tonë me vendet dhe kombet e tjera në mbarë botën."Ndaj dhe unë në këtë moment dua të ngre këtë dolli për ju të dashur miq, familjet tuaja, qeveritë dhe kombet tuaja, të uroj një miqësi bashkëpunimi të kombit tim qindra e mijëra vjecare"përfundoi Be