Paradë e FA për 100 vjetor, Berisha: Kjo është dita juaj shqiptarë
32 kuadrate ushtarake parakaluan në qendër të kryeqytetit, duke treguar forcën e ushtrisë shqiptare. Në këtë paradë morën pjesë krerëve të shtetit shqiptar, të shtetit kosovar, diplomatëve të huaj, miqve të ftuar nga anëmbanë botës për këtë rast të shënuar.Kryeministri Berisha ka shfrytëzuar këtë ceremoni për të theksuar se kjo është dita e shqiptarëve kudo që ndodhen.“Gëzuar festën e madhe të kombit dhe dheut tonë. Shprehim falenderimin për praninë e miqve tanë, le të urojmë edhe 100 vjet të tjera miqësi dhe bashkëpunim në vazhdim. Qytetarë të 100 vjetorit të pavarësisë, sot është dita e flamurit, altari ku dhanë jetën për liri dhe pavarësi mijëra dëshmorë të kombit tonë. Këtë vit ne sëbashu kemi nderuar të rënët tanë në betejat dhe luftrat ndër vite, lavdi të rënëve të kombit shqiptar. Në këë vit kemi nderuar më shumë se kurrë prijësit tanë, Ismail Qemailin babain e pavarësisë dhe themeluesin e shtetit shqiptar, Hasan Prishtinën arkitektin e pavarësisë, Isa Boletinin Robinhudin shqiptar. Nder për jetë Ismail Qemal Vlorës, burrit të shquar të kombit shqiptar. Sot në 100 vjetorin e Shqipërisë së pavarur dua të përulem me nderimin më të madh ndaj qytetarit shqiptar që përgjatë këtij kalvari historik je gjithcka, je Zot i kësaj toke. Kjo është dita jote shqiptar dhe shqiptare e thjeshtë, sepse ti edhe në kohët më të vështira armët nuk i lëshove kurrë nga dora , si feniks e ngrite në rrjedhën e kohës. Ti je Skëndërbeu i përjetshëm i shqiptarëve. Ju me mundin, djerësën, gjakun tuaj, krijuat këtë vend dhe bëtë që vendi juaj që vetëm 20 vite më parë të renditej si vendi më i varfër në botë të ngrihet si feniksi krenar mes vendeve tjera. Në këtë 100 vjetor Shqipqri nuk është ende një vend i zhvilluar, por në një hark të shkurtër kohor ke arritur standardet elementarë në fusha të ndryshme. Dita e 100 vjetorit të pavarësië është dita e qytetarit shqiptar, e besimit te Krishti e Muhamedi, tolerancës së shkëlqyer fetare. Ishit ju që në një kohë ndër më tragjike për Europën, mbrojtët hebrenjtë. Shqiptarë unë ndjehem krenarë me ju, Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!” tha ai.Ndërsa kryeministri kosovar, Hashim Thaci, vlersoi kontributin e Forcave të Armatosura, duke i cilësuar si krenarinë e kombit shqiptar.“Urime festën e pavarësisë, festën e flamurit kombëtar të gjithë shqiptarëvem në të gjitha trevat shqipëfolëse. Është momenti të të reflektojmë për 100 vjet më parë. Isa Boletini me 400 trimat e tij lanë Kosovën dhe erdhën në Shqipëri për të mbrojtur flamurin kuq e zi, sot 100 vjet pas ushtarët e Kosovës janë po prapë në Shqipëri, në Vlorë dhe në Tiranë. Të nderuar ushtarë e oficerë mbajeni lartë krenarinë e kombit tonë, lartësojeni atë krah kombeve tjera. Ju jeni krenaria dhe siguria e kombit tonë. Sot Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ka forcën e saj të sigurisë, forcën moderne, forcën që është e gatshme të ruajë paqen kudo në botë. Ndaj secili prej nesh duhet të ndjehet krenar që Shqipëria është në NATO dhe së shpejti dhe pjesë e BE. Së shpejti dhe Kosova do të jetë pjesë e Aleancës së NATO-s. Ky shekull është shekulli i shqiptarëve, nga sot është një fillim i ri për shqiptarët. Urime dhe gëzuar gjithë shqiptarëve kudo që janë!”Kuadrati i pare që parakaloi ishte ai i veteraneve dhe u ndoq më pas nga dhjetera kuadrate te tjere te disiplinave te ndryshme ushtarake. Parada është mbyllur nën një atmosferë fantastike, ku qielli kryeqytetas është ndezur si rrallë ndonjëherë nga mijëra fishekzjarre, si një ogur i mirë për një fillim të ri dhe të mbarë për të gjithë shqiptarët në të gjitha trevat shqipëfolëse dhe diasporë.