Deklaratat e Berishës në Vlorë, Avramopulos anulon vizitën në Tiranë

“Vlorës, qytetarëve të saj, Ismail Qemal Vlorës e burrave të tjerë të kombit, që shpallën në këtë qytet të përjetshëm, në 28 nëntor të viti 1912, pavarësinë e Shqipërisë, pavarësinë e Shqipërisë etnike, Shqipërisë së të gjitha trojeve shqiptare nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë. Nder përjetë babait të pavarësisë së Shqipërisë Ismail Qemal Vlorës, burrave që firmosën aktin e pavarësisë, qytetarëve të Vlorës e të mbarë Shqipërisë! Gëzuar 100 vjetorin!"Kjo deklaratë e kryeministrit Sali Berisha është bërë shkak që Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos të anulonte në momentin e fundit vizitën e tij në Tiranë, me ratin e 100 vjetorit të pavarësisë.Ministri Avramopulos nëpërmjet një njotimi për shtyp e ka shprehur pakënaqësinë e qeverisë greke ndaj deklaratave të Kryeministrit shqiptar."Deklarata si këto nuk kontribuojnë në krijimin e një klime miqësia, besimi dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, si dhe për zhvillimin e nismave të përbashkëta në fusha me interes të përbashkët, si në sektorin politik, ekonomik dhe energji"- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.Menjëherë pas anulimit të vizitës, zëdhënësja e qeverisë Erla Mëhilli ka sqaruar se"Deklarata e Kryeministrit i referohet kontekstit historik të 100 viteve me pare dhe nuk shpreh asnjë pretendim territorial ndaj fqinjëve tanë te Jugut, Veriut apo lindjes”.Edhe PDIU ka reaguar për vendimin e Ministrit grek për të anuluar pjesëmarrjen në festimet e 1 shekulli pavarësi të Shqipërisë. Në një deklaratë PDIU, i bën thirrje qeverisë greke, t'i japë zgjidhje sa më shpejt çështjes çame, e cila është e vetmja çështje që pengon marrëdhëniet shqiptaro-greke.“Për aq sa qeveria greke tenton të mbuloj diellin me shosh, marrëdhëniet shqiptaro-greke nuk mund të gjejnë përmirësim. Shqipëria u shpall e pavarur nga Preveza në Mollë të Kuqe! Ministri i Jashtëm grek në vend të tentojë të shtrembërojë historinë, duke krijuar incidente false, duhet të kontribuojë që të gjendet rruga e përbashkët e zgjidhjes së çështjes çame” shprehet PDIU.