Një rrugë ku të duhet “dora e Zotit”, udhëtim në superstradën e vdekjes
Pamjet në foto dhe video i perkasin aksit rrugor Thumane-Milot, ku qarkullimi i automjeteve ne kete rruge, nuk njeh kurrefare rregulli dhe aksidentet automobilistike mund te shenohen nga momenti ne moment.E ndertuar para disa vitesh, ky aks sot ka humbur çdo element te domosdoshem per nje superstrade. Duke mos folur per parametrat teknike qe duhet te kete,ky aks perballet sot me demtimet e shumta te barrierave anesore,mungesen e trafikndaresve apo mbikalimeve, si dhe sinjalistiken inegzistente.Perballe nje qarkullimi te tille jashte çdo fjale te mundshme per të pershkruar aftesite e çdo drejtuesi nuk do te vlenin per asgje, kur levizja e automjeteve kryhet edhe ne korsite e kunderta.Fakti qe ne kete vend mungojne edhe efektivet e qarkullimit rrugor e ben edhe me alarmante situaten,e cila duket se eshte ne pritje te aksidentit te rradhes,te cilat ne kete aks kane qene te shumta dhe me bilance tragjike per jeten e drejtuesve te mjeteve, por edhe te udhetareve.Papergjeshmeria e shofereve,kushtet ne te cilat kjo superstrade ndodhet,por edhe mungesa e dores se shtetit dhe ligjit, me te drejte eshte pagezuar nga udhetaret dhe banoret e zones si superstrada e vdekjes,pasi udhetimi ne aks,qe nuk eshte me teper se 20 kilometra, duhet te shoqerohet patjeter me bekimin e Zotit.