“Skandali” i korrupsionit në drejtësi, unioni i gjyqtarëve: Përfshirja e Zaganjorit, improvizim
Unioni i Gjyqtarëve reagon pas videove të publikuara në një emision investigativ përmes të cilave ngrihen dyshime për korrupsion në sistemin e drejtësisë. Sipas Unionit të Gjyqtarëve, “përfshirja e emrit të kryetarit të Gjykatës së Lartë, të nderuarit Xhezair Zaganjori, gjyqtar me integritet të lartë moral e profesional, në një skenë të improvizuar nga disa spekulantë të rëndomtë, përbën apel për një hetim të shpejtë e profesional, për të treguar se këto raste nuk mund të shërbejnë si burim frymëzimi për një fushatë populiste kundër gjyqësorit dhe gjyqtarëve”.Më tej Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë thotë se vlerëson dhe inkurajon përpjekjet e gazetarisë investigative për të informuar opinionin publik, sa i takon dyshimeve për korrupsion në sistemin e drejtësisë. Por nga ana tjetër, prirja për ta shndërruar ndonjë rast të caktuar në një qasje përgjithsuese, që i atribuohet sistemit gjyqësor në tërësi dhe çdo gjyqtari në veçanti, e kompromenton këtë mision, si dhe mohon punën serioze e profesionale të pjesës më të madhe të gjyqtarëve dhe aspiratën e shoqërisë për ndërtimin e besimit të publikut tek drejtësia.Për rastin në fjalë ka reaguar edhe ish-Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi. Në një postim në rrjetet sociale Halimi thotë thotë se pamjet e emisionit nxoren ne siperfaqe qellimet e spekulanteve politik, qe duke mos qene te zote te bejne ndarjen e pergjegjesive jane gati te sulmojne akoma me fort gjyqesorin duke paralajmeruar denime kolektive.Sipas Halimit për per t’i ardhur ne ndihme qytetareve, per t’i dhene informacionin dhe garantuar transparencen qe meritojne, per te kuptuar ku e verteta perfundon dhe ku nis spekulimi por edhe per te ridimensionuar raportin e publikut me drejtesine, e vetmja zgjidhje e duhur eshte hetim i plote, i shpejte dhe efikas, mundesisht per pak dite, ku fajtoret te ndershkohen per aq sa meritojne, dhe spekulimet per ata qe nuk kane faj te marrin fund.Ish-Ministri i Drejtësisë mendon se heshtja e drejtesise ne kete moment, e demton akoma me shume vete ate, ndaj hetimi i shpejte, efikas dhe i plote eshte emergjence.