Lufta po i kushton Sirisë një brez, pasojat tragjike të një konflikti 3-vjeçar

Konflikti pothuajse 3 vjeçar sirian dhe vdekja e më shumë se 100.000 njerëzve ka frikësuar Organizatat Ndërkombëtare për Fëmijët dhe të drejtat e njeriut se populli sirian po përballet me një fenomen të ri: Humbjen e brezit!Ky shqetësim i grupeve për të drejtat e njeriut ka sjellë reagimin e komisionerit të lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët António Guterres, i cili me anë të një deklarate siguron se Siria nuk po përballet me këtë fenomen, pavarësisht viktimave të shumta gjatë luftës civile.Ai shprehet se: "Objektivat tanë kryesorë janë të sigurojmë që nuk ka një humbje brezi dhe për këtë ne duhet ti dërgojmë këta fëmijë në shkolla. Vetëm një e treta e këtyre fëmijëve refugjatë kanë mundësi të shkojnë në shkollë."Një raport zyrtar i Kombeve të Bashkuara i publikuar gjatë ditës së premte, tregon se më shumë se 70.000 familje refugjate siriane janë pa baba dhe më shumë se 4000 fëmijë nuk i kanë të dy prindërit.Ndërsa në lidhje me pasojat dhe gjurmët që konflikti i përgjakshëm ka lënë tek fëmijët, komisioneri deklaron:"Shumë prej fëmijë janë traumatizuar në mënyrë dramatike nga dhuna që kanë hasur ose parë. Ata kanë nevojë për mbështetje psiko-sociale, dhe për fat të keq ne nuk ua mundësojmë dot këtë mbështetje në nivelin e duhur."Në një tjetër raport të publikuar ditët e fundit, deklarohet se mijëra gra siriane kanë rënë pre e burgosjeve, turturave dhe përdhunimeve nga forcat qeveritare të Bashar al Assad”.