Merkel e Hollande kritikojnë Moskën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2013, 15:30
Liderët perëndimorë kanë kritikuar Moskën, pas refuzimit të Kievit për të nënshkruar marrëveshje të rëndësishme me Rusinë.Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë të premten se duhet “tejkaluar ai lloj mentaliteti”, duke iu referuar direkt Moskës.Presidenti francez Francois Hollande ka thënë se Ukraina është përballur me presione serioze “më së shumti sa i përket tregëtisë me gaz”, nga ana e Moskës, në mënyrë që të mos e nënshkruante Marrëveshjen e Stabilizimit Asocimit me Bashkimin Evropian.Të dy liderët kanë folur në mbyllje të samitit të mbajtur në Vilnius, në të cilin Ukraina refuzoi të arrinte marrëveshje me BE-në.