Tensioni Kinë-Japoni, Pekini dislokon aeroplanmbajtëse në ishuj
Kina dërgon avionë luftarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të deklaruar së fundmi prej saj në Detin lindor të Kinës, raportojnë mediat shtetërore. Ky akt vjen pas sfidës së hapur që i shpallën Japonia dhe Korea e Jugut, të cilat fluturuan avionët e tyre pa njoftuar në zonën e mbrojtjes Kinën. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet nga të dy vendet.Avioni japonez ka kryer një mbikëqyrje rutinë të aktivitetit në Detin lindor të Kinës, deklaroi zëdhënësi i qeverisë. Edhe Korea e Jugut ka kryer një fluturim, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Seulit.Kina deklaron se avionët që kalojnë tranzit në zonë, e cila pretendohet gjithashtu nga Tokio, Seuli dhe Taipei, duhet të informojnë autoritetet për planet e fluturimit.Zona ajrore e ngritur nga Kina përfshin ishujt e njohur si Senkaku në Japoni dhe Diaoju në Kinë, për të cilët në Azi po zhvillohen debate. Zona mbulon gjithashtu një shkëmb të fundosur për të cilin Korea e Jugut thotë se është pjesë e territorit të saj.Kina, që ngriti zonën e mbrojtjes ajrore, ZMA, ditën e shtunë, thotë se avionët që kalojnë duhet të informojnë planin e fluturimit dhe të identifikohen, në të kundërt do të përballen me masa të jashtëzakonshme.Lëvizja në fjalë është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Japonia. Amerika, që e cilësoi lëvizjen e Pekinit si një përpjekje për të alternuar status quo-në në rajon, fluturoi dy avionë B-52 të çarmatosur gjatë ditës së martë.Chuck Hagel, sekretari amerikan i Mbrojtjes, i tha homologut të tij japonez, përmes një telefonate të kryer të mërkurën, se traktati i mbrojtjes mes dy kombeve mbulon edhe grupin e ishujve të vegjël.