Kryeministrja e Tajlandës: Jo zgjedhje të reja, pavarësisht protestave
Kryeministrja e Tajlandës, Yingluck Shinawatra, ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, pas gjashtë ditësh të protestave që kanë për qëllim largimin e saj nga detyra.Ajo i tha BBC-së se situata në Tajlandë nuk është e qetë mjaftueshëm për të shkuar në qendra votimi. Ajo tha gjithashtu se nuk do të autorizojë përdorimin e forcës kundër protestuesve që kanë zënë Ministri te qeverisë.Kryeministrja po fliste pasi demonstruesit penguan punën e shtabit të ushtrisë në Bangkok dhe mbajtën një demonstratë atje. Yingluck ka qenë Kryeministre që nga viti 2011, kur partia e saj Pheu Thai fitoi zgjedhjet e përgjithshme."Unë e dua këtë vend dhe ia kushtoj veten këtij vendi…Ne kemi nevojë për të mbrojtur demokracinë",- tha ajo.Të enjten, Kryeministrja bëri thirrje për dhënien fund të demonstratave, pasi i mbijetoi një votimi mosbesimi dhe bëri thirrje për negociata me opozitën.Por udhëheqësi i protestuesve Suthep Thaugsuban e ka refuzuar kërkesën e saj.