Major: Dalja e Britanisë nga BE-ja do të ishte katastrofale

Dalja eventuale e Britanisë nga Bashkimi Evropian, do të ishte një vendim i tmerrshëm, i cili do të kushtonte miliarda dhe do ta linte ekonominë britanike të izoluar, ka thënë ish-kryeministri britanik John Major, raporton Reuters.Kryeministri aktual, David Cameron, ka premtuar se do të rinegociojë kushtet e anëtarësisë britanike në BE, gjatë mandatit të tij dhe se do të mbajë një referendum për qëndrimin brenda ose jashtë unionit, në vitin 2015, në rast rizgjedhjeje.Major, i cili ka shërbyer si kryeministër mes viteve 1990 dhe 1997, ka përkrahur përpjekjet për të rinegociuar kushtet e anëtarësisë britanike në BE, por ka thënë se qeveria duhet të jetë realiste sa i përket pritshmërive.Në fjalimin e mbajtur sot para liderëve të biznesit, Major ka thënë se Britania do të vuante pasoja të rënda në rast se do të vendoste të largohej nga Bashkimi Evropian.