Policia shpërndan protestuesit në Kiev, shkopa gome e gazlotsjellës ‘proeuropianëve’
Protestuesit ukrahinas janë përballur me reagimin e ashpër të autoriteteve të vendit pasi janë shpërndarë dhe rrahur nga policët gjatë orëve të para të 30 nëntorit në kryeqytetin Kiev. Aktivisti Sergei Milnichenko tha se në momentin që policia ka sulmuar protestuesit, në shesh gjendeshin më shumë se 1000 studentë.Ai shtoi se policia ka filluar ti shpërndajë protestuesit me dhunë duke përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj. Shumë protestues kanë mbetur të lënduar nga trazirat, ndërsa shumë të tjerë janë arrestuar nga autoritetet.Kievi është pushtuar nga protestat që kanë hyrë në javën e dytë pas vendimit të presidentit, Viktor Yanukovych, për të mos firmosur një marrëveshjeje tregëtare me Bashkimin Europian, pasi po ndikohet nga Rusia zyrtare.Kremlini kundërshton marrëveshjen, e cila do të liberalizojë një hap më shumë marrëdhëniet tregëtare Ukrahinë-Bashkim Evropian me justifikimin se mallrat që do të vijnë si importe në Ukrahinë nga Eurozona, mund të rieksportohen në shtetin rus dhe kjo do të dëmtonte prodhimin vendas e do të rriste papunësinë, shprehen ekspertët rusë.Autoritetet e sigurisë e kanë justifikuar këtë aksion me arsyen se sheshi “Pavarësia” duhej pastruar pas një sërë incidentesh të shkaktuara nga protestuesit, pa u specifikuar. Pas këtij aksioni policor, në shesh nuk ka mbetur asnjë protestues.