Amerikanët festojnë sot Ditën e Falenderimeve
Amerikanët festojnë sot Ditën e Falenderimeve. Dita e Falenderimeve është momenti kur amerikanët mblidhen me familjen në një festë të organizuar përreth darkës tradicionale të gjelit të detit.Dita e parë e Falenderimeve u shënua në 1621, kur kolonët e parë u mblodhën për të shprehur falenderime për të korrat e mbara pas një dimri të ashpër. Më se një shekull më pas, në 1789, Presidenti i parë amerikan George Ëashington nxori një deklaratë për Ditën e Falenderimeve.Presidenti amerikan Barak Obama ndoqi një traditë të vendosur prej dekadash, duke u falur jetën dy gjelave të detit, të quajtur Popcorn dhe Caramel. Presidenti Obama tha se se dy gjelat e falur kishin qenë në një konkurrencë të fortë me 80 gjela të tjerë për të siguruar faljen nga Shtëpia e Bardhë.Tani dy gjelat do t'i shpëtojnë fatit të milionave gjelave të tjerë që do të shërbehen sonte në tryezën e Ditës së Falenderimeve. Presidenti Obama u bëri thirrje amerikanëve që në këtë ditë feste të kujtojnë e ndihmojnë personat në nevojë.Shoqata Amerikane e Automjeteve përllogarit se më shumë se 43 milionë amerikanë pritet të udhëtojnë 80 kilometra ose më shumë këtë javë. Udhëtimi është shpesh një odise e vështirë.Parashikimet e motit flasin për kushte të vështira atmosferike, me rreshje, rrugë të rrëshqitshme e të ngarkuara dhe temperatura të ulëta në pjesën verilindore të vendit. Lëvizja e pasagjerëve është një sfidë e madhe edhe për linjat hekurudhore dhe aeroportet e vendit. Shoqëritë ajrore kanë shtyrë mijëra fluturime dhe kanë pezulluar qindra të tjera si rezultat i motit të keq që tani ka përfshirë gjithë bregdetin lindor.