Polici ‘kanibal’ trondit Gjermaninë ,vret dhe ha të dashurin që gjeti në internet
Një efektiv policie në Gjermani është arrestuar për vrasje dhe kanibalizëm. Ngjarja ka ndodhur në Gjermaninë Lindore, ku policia e Dresdenit, arrestoi një prej efektivëve të saj në moshën 55-vjeçare.Arrestimi i tij erdhi pas gjetjes së trupit jo të plotë të një kufome në një mal pranë qytetit më parë gjatë Nëntorit, ku të dhënat e eksperizës mjeko-ligjore konfirmojnë dyshimet se pjesë trupit mund të jenë konsumuar prej vrasësit.

Viktima jetonte në qytetin e Hanoverit dhe figuronte në listën e personave të humbur.
Policia beson se të dy meshkujt u takuan në një faqe interneti, që promovon njohjet në chat midis praktikuesve të torturës dhe seksit të dhunshëm.
Sipas autoriteteve, viktima u torturua, u vra dhe pjesë nga trupi i tij u konsumuan si ushqim prej vrasësit, që më pas e groposi në një zonë rurale.
Dyshimet fillestare të policisë për autorësinë e vrasësit lindën pasi 55-vjeçari i vendosur nën arrest e njihte shumë mirë zonën ku u gjet viktima, për shkak të detyrës së tij në policinë kriminale.Të dhëna të tjera, të cilat për momentin mbahen të fshehta për arsye hetimi, lidhin vrasësin me viktimën, në këtë ngjarje që ka tronditur opinionin publik gjerman.