Ukraina dhe BE në kërkim të një marrëveshje pa presione

Bisedimet mes presidentit ukrainas Viktor Yanukovych dhe liderëve të Bashkimit Evropian kanë dështuar të japin rezultate në ditën e parë , në arritjen e një marrëveshjeje në minutën e fundit, rreth nënshkrimit të marrëveshjes së asocimit.Bisedimet në këtë çështje pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, gjatë samitit   Samitit për Partneritet me Lindjen që po mbahet në Vilnius të Lituanisë.Yanukovych është takuar me liderët e BE-së  por ende nuk dihet se cfarë është diskutuar, e ndërsa tensionet janë të larta. Ukraina, e cila pritej të nënshkruante marrëveshjen, ndryshoi mendim vetëm pak ditë para nisjes së samitit.Arsyetim për vendimin ishte nevoja që Kievi të përforconte mardhëniet me Rusinë në vend të atyre me BE-në.  Protestat pro-europiane po vazhdojnë në qytetet e Ukrainës, kundër vendimit të qeverisë. Janukoviç kundërshtoi kushtin e Bashkimit Europian, për të liruar ish-kryeministren dhe udhëheqësen e opozitës, Julia Timoshenko.Pavarësisht qëndrimit negativ të Ukrainës, BE-ja mbetet e gatshme për një integrim më të afërt të kësaj ish-republike sovjetike, theksoi komisioneri i BE-së për politikën e fqinjësisë Stefan Fyle.Presidentja e Lituanisë Dalia Grybauskaite tha se negociatat do të vazhdojnë deri në minutën e fundit.