Fyle: Keqardhje për vendimin e Ukrainës
Brukseli ka shprehur keqardhje për vendimin e Ukrainës për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe atë për tregti të lirë me Bashkimin Evropian, në samitin e Partneritetit Lindor në Vilnius të Lituanisë.Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, tha sot në Vilnius se Kievit, se Ukraina po e humbet “mundësinë unike për të kthyer trendin dekurajues të rënies së investimeve të jashtme direkte dhe për t’i dhënë shtytje negociatave të Ukrainës me FMN-në për marrëveshjen e re stand-by”.Ai, gjithashtu, ka thënë se shumë prej mundësive të reja për modernizim dhe investime në Ukrainë tashmë do të shtyhen.Këto komente u bënë para samitit, që fillon në orët e mbrëmjes, e në të cilin, përveç zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, marrin pjesë Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina, që janë anëtare të programit Partneriteti Lindor të BE-së.