ANEB, ftesë nga Irani për të vizituar në Arak

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamor (ANEB) ka deklaruar se Irani ka ftuar inspektorët e Kombeve të Bashkuara për të vizituar kapacitetin e ndërlidhur atomik në Arak më 8 dhjetor, ka thënë sot drejtori i përgjithshëm i agjencisë, Yuyika Amano, në takimin e bordit të guvernatorëve, në mbledhjen në Vjenë.Sipas marrëveshjes së arritur të dielën me fuqitë botërore, Irani ka rënë dakort të ndalojë pasurimin e uraniumit për gjashtë muaj dhe për të mos e aktivizuar reaktorin në Arak ose për ta transferuar karburantin apo ujin e rëndë në vendin e reaktorit.Në këmbim për këtë, do të tërhiqen disa sanksione ndërkombëtare kundër Iranit.Reaktori kërkimor, që ka filluar të ndërtohet  në Arak, ka krijuar shqetësim për komunitetin ndërkombëtar, pasi një nga prodhimet e tij anësore nga karburanti i shfrytëzuar, do të mund të jetë plutoniumi me shkallë armatimi.