Iran, tërmet vdekjeprurës pranë centralit

Një tërmet me magnitudë 5,7 në brigjet e Gjirit Persik, pranë centralit të vetëm bërthamor të Iranit, ka shkaktuar 7 viktima dhe ka plagosur 30 të tjerë, sipas njoftimeve të autoriteteve.Epiqendra e tërmetit ishte pranë Borazjan, rreth 60 kilometra nga Bushehr, ku Irani ka ndërtuar reaktorin rus të tij.“Deri më tani, ka pasur 7 të vdekur dhe 30 të plagosur, të cilët janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitale”, është cituar të ketë thënë Qadami nga agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, ditën e enjte.Irani gjendet mbi disa linja sizmike. Një tërmet i fuqishëm në dhjetor të vitit 2003 goditi qytetin jugor të Bam-it, duke vrarë 26 mijë njerëz dhe duke shkatërruar kalanë e saj të lashtë të ndërtuar prej balte.Fqinjët arabë të Iranit përreth Gjirit Persit kanë ngritur shpesh herë shqetësimet mbi sigurinë e centralit të Bushehr-it dhe rrezikut të rrjedhjeve radioaktive në rast të ndonjë tërmeti të fuqishëm.Por, Irani dhe Rusia këmbëngulin se ai central respekton të gjitha standardet ndërkombëtare, të caktuaranga vëzhguesit bërthamorë të OKB-së.