Vulin: Serbia do të ndihmojë fëmijët ne Kosovë
Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin, ka vizituar sot një qendër të fëmijëve me pengesa në zhvillim në veri të Mitrovicës.Vulin ka thënë se autoritetet e reja lokale duhet të brengosen më shumë për fëmijët e kësaj kategorie.“Nuk pranoj që fëmijët me nevoja të veçanta në qendër të Serbisë të kenë më shumë mundësi sesa fëmijët në Kosovë dhe në katër komunat e veriut”, ka thënë Vulin, raportojnë mediat serbe.Vulin është zotuar se shteti i Serbisë do ta ndihmojë qendrën për rehabilitimin e fëmijëve në Mitrovicë.Nderkaq ne Zubin Potok Vulin do të hapë fabrikën e këmishëve "Javor". Ndërkohë pasdite, Vulin bashkë me pretendentin për prefekt të Mitrovicës veriore do t’u flasë studentëve të Fakultetit Teknik në Mitrovicë. Me ta do të jetë edhe i ashtuquajturi shef i Qarkut, Vasa Jelic.