Sylejman Selimi mohon akuzat, seanca e radhës më 13 dhjetor

Në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës ka përfunduar të mërkurën seanca fillestare ndaj ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit dhe tre të akuzuarve të tjerë.Sipas aktakuzës, Selimi dyshohet se ka përdhunuar dy dëshmitare në Likoc në vitin 1998, ndërkaq Ismet Haxha dhe Nexhat Qubreli dyshohen për dëmtim të integritetit trupor dhe shëndetit, torturë, detyrim të dhënies së deklaratës, si dhe trajtim ç’njerëzor ndaj dëshmitares A dhe B në fund të vitit 1998 në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.Filip Kaning, gjyqtar i EULEX-it, tha se duhet pasur shumë kujdes që opinioni i gjerë të kuptojë se të pandehurit janë të pafajshëm derisa gjykata nuk e vërteton të kundërtën.Të gjithë të akuzuarit kanë mohuar veprat për të cilat akuzohen, ndërsa avokatët mbrojtës deklaruan se janë të kënaqur me rrjedhën e seancës së parë.Avokati mbrojtës i Selimit, Tomë Gashi, tha se ka kërkuar që kjo procedurë të ndahet krejtësisht, meqenëse klienti i tij nuk ka të bëjë fare me këtë çështje.“Besoj se gjithçka shkon në favor të asaj që të mos kemi dy gjykime për thuaja të njëjtat çështje ngase pretendimet janë kinse maltretimi fizik të dy dëshmitarëve ka ndodhur në Likoc gjatë vitit 1998 gjë që të njëjtat pretendime prokurori i ka në rastin e parë në të ashtuquajturin Grupi i Drenicës”, ka thënë Gashi.Ndërkaq, Mahmut Halimi, avokati mbrojtës i Ismet Haxhës, ka përsëritur se duhet të mbahet një procedurë dhe jo dy procedura të ndara, sepse shqetësimet janë të njëjta.Ai theksoi se e ka ndjerë të nevojshme të largojë siç u shpreh njëherë e përgjithmonë mjegullën mediatike të cilën e kanë pasur nga informata e gabuar ose e qëllimshme e misionit të EULEX-it.“Kanë lëshuar informatë kinse Sylejman Selimi. Ismet Haxha dhe Nexhat Qubreli, akuzohen për vepër penale të dhunimit seksual, gjë që nuk është e saktë që u pa edhe gjatë rastit të leximit të aktakuzës”, theksoi mes tjerash Halimi.Ai kërkoi nga të gjithë kujdes dhe vëmendje të veçantë, për shkak të opinionit të përgjithshëm, personalitetit të tyre, si dhe të ruajtjes së integritetit familjar. Seanca e radhës u vendos të mbahet më 13 dhjetor.