OECD kërkon reduktim të borxhit grek

Sekretari i përgjithshëm i organizatës për bashkëpunim ekonomik e zhvillim (OECD), Angel Gurria, ka apeluar për të patur një lehtësim të ri të borxhit grek, gjatë prezantimit të raportit për ekonominë greke, në Bankën e Greqisë.Guria nënvizoi se pas përpjekjeve që ka bërë Greqia vitet e fundit, nevojitet një ndërhyrje e re në çështjen e borxhit publik, sa më shpejt që të jetë e mundur.Nisur nga fakti se OECD parashikon që borxhi publik i Greqisë në vitin 2020 do të jetë 157% kundrejt objektivit 124% që përcakton programi i përshtatjes, Gurria nënvizoi se ulja e mëtejshme e borxhit përbën premisë me qëllim që të eliminohet pasiguria që ekziston, pavarësisht progresit të rëndësishëm që paraqesin dimensionet makroekonomike të vendit.Ndërsa, ministri i financave, Janis Sturnaras, që ishte i pranishëm në të njëjtën veprimtari, tha se pas arritjes së suficitit primar në buxhetin e vitit 2013, vendi përmbush kushtin që kishte vënë BE me vendimin e Eurogrupit të 27 nëntorit 2012, sipas të cilit, “do të merren masa për uljen eficente të borxhit publik”.