Beogradi: Balotazhi, vendimtar për Bashkësinë serbe të komunave

Ministrja serbe e Energjetikës, Zorana Mihajlovic dhe ministri i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin, po vizitojnë Mitrovicën,në ditën e fundit të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.Ata do të mbajnë fjalime zgjedhore dhe do t’u bashkohen edhe fushatës së kandidatit për prefekt të Mitrovicës veriore Kërstimir Pantic, i ashtuquajturi shef i rrethit të Mitrovicës, Vaso Jelic dhe zyrtarë të tjerë nga e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën.Duke njoftuar për këtë aktivitet të sotëm të zyrtarëve të Beogradit në Mitrovicë, B92 thotë se votimet e të dielës janë vendimtare për krijimin e Bashkësisë së Komunave serbe dhe konstaton se tani për tani është e sigurt se katër komuna në veri do të jenë pjesë e kësaj Bashkësie.Beogradi zyrtar betejën më të madhe politike e ka zhvilluar që në këto komuna të fitojë kandidati i listës Srpska. Dyshimet kanë mbetur për fituesin në Mitrovicën veriore ku favorizohet po ashtu kandidati i kësaj liste, Kërstimir Pantic, ideatori i ngritjes së barrikadave në veri.Në gjashtë komunat e tjera, që tashmë Beogradi i quan komuna jugore, është vendosur kandidati i listës Srpska.