Kosovë, fushata mund Ditën e Flamurit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2013, 13:00
Shqiptarët kudo ku janë festojnë sot 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë. Por në Kosovë ky 28 nëntor, kësaj radhe është zbehur nga fushata zgjedhore.Institucionet dhe partitë politike në Kosovë janë të fokusuara pas fushatës për zgjedhjet lokale, duke e lënë pothuajse në harresë, një ditë kaq të rëndësishme për shqiptarët, 28 nëntorin.Politikanët po vazhdojnë fushatat, sharjet e fyerjet mes tyre, duke injoruar, pothuajse, në tërësi këtë ditë të rëndësishme.Analistët thonë se, megjithëse, u injorua kjo festë, si pasojë e fushatës zgjedhore, ajo nuk u shfrytëzuar nga ta në këtë kohë, ku zakonisht nuk lënë festë e as meritë pa përdorur në favor të tyre.