Pengohet flamuri në kalanë e Shkupit, policia ndalon një grup të rinjsh

Një grup aktivistësh shqiptarë sot kanë tentuar të vendosin flamurin shqiptar në Kalanë e Shkupit, mirëpo ata janë ndaluar menjëherë nga policia.Siç mëson agjencia e lajmeve INA, të rinjtë kanë denoncuar rastin duke theksuar se ata kishin planifikuar vendosjen e flamurit kombëtar gjigant në njërin nga muret kryesore të Kalasë, mirëpo janë parandaluar nga policia.Ngjarja ka ndodhur derisa po vendosej flamuri, pasi që të rinjtë janë hetuar nga policia. Gjithashtu bëhet e ditur se nuk ka pasur ndonjë incident dhe se grupi i të rinjve është larguar.Ndërkohë, në këtë lokalitet ka prani të një patrulle policore e cila siguron hapësirën e Kalasë.