Stefanoviç me Vulin në veri: Kosova është Serbi
Kreu i Parlamentit serb, Nebojsha Stefanoviç, gjatë qëndrimit të tij sot në pjesën veriore në Mitrovicë, deklaroi se Kuvendi por edhe institucionet tjera të Serbisë "nuk do të bëjnë asgjë me çka do të shkelet shtetësia në Kosovë "."Fuqishëm i qëndroj idesë se Kosova është Serbi dhe për atë do të vazhdojmë të luftojmë së bashku me të gjithë partnerët, edhe me ata që na kuptojnë edhe me ata që duhet shumë herë t'ua përsërisim.Serbia dëshiron që të pyetet për gjithë regjionin dhe duam të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë, por edhe të sigurojmë pozitën e popullit tonë", tha Stefanoviç.Për Stefanovic, krijimi i bashkësisë së komunave serbe në veriun e Kosovës është gjëja me e rëndësishme, duke shtuar se pa një institucion të tillë, nuk mund të ketë përparim të çështjes së serbëve në Kosovë.Ministri pa portofol në qeverinë e Serbisë i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin, tha se shteti i Serbisë do të bëj gjithçka që serbët në Kosovë të jetojnë më mirë.