Shultz: Zgjerimi i BE, jo prioritet. BE duhet të dalë nga kriza ekonomike
Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schultz, thotë se ajo që po ndodh mes Beogradit dhe Prishtinës është ''një zhvillim historik''. Sipas tij, PE pret normalizim të shpejtë të marrëdhënieve mes Kosovë e Serbisë.Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schultz, thotë se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është prioritet. Eurodeputeti gjerman, ka thënë për gazetën serbe ‘NIN’ se në kushtet kur kriza ekonomike po trondit themelet e Bashkimit Evropian, procesi i zgjerimit s’është prioriteti kryesor i Brukselit. Megjithatë Schultz thotë se gjithsesi procesi i zgjerimit do të vazhdojë.“BE nuk po u mbyll derën anëtarësimeve të reja të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe anëtarësimi i Kroacisë është një provë për këtë. BE do t’i kalojë këto vështirësi që po kalon tani. BE duhet të zgjerohet ende. Edhe pse Gjermania nuk mund të krahasohet me SHBA-në apo Kinën, por e gjithë BE-ja nuk është e vogël. Së bashku GDP-ja jonë dhe popullsia është më e madhe se ajo e SHBA-së”, thekson ai.Eurodeputeti thekson se ajo që po ndodh mes Beogradit dhe Prishtinës është “një zhvillim historik”.“Kam ndjekur nga afër dhe kam mbështetur bisedimet mes kryeministrave Dacic dhe Thaçi. Liderët serbë kanë dëshmua aftësi, guxim dhe vizion”, theksoi ai.Schultz thotë se Parlamenti Evropian pret që mes Serbisë dhe Kosovës marrëdhëniet të normalizohen sa më shpejt.