Vulin për 28 nëntor në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2013, 09:15
Kryetar i Kuvendit të Serbisë Nebojsha Stefanoviç dhe ministri serb për Kosovën Aleksandar Vulin do të vizitojnë sot Kosovën.Zyrtarët serb do të bisedojnë me studentë të Fakultetit Filozofik, njofton Tanjug.Vulin dje, duke folur për Kosovën ka thënë se derisa të ekzistojë Serbia, Kosova nuk do të bëhet anëtare e OKB-së.Beogradi zyrtar disa herë ka theksuar se Mitrovica veriore do të jetë selia e Bashkësisë së komunave serbe që do të krijohet pas raundit të dytë zgjedhjeve që do të mbahen edhe në veri.Zyrtarë të lartë serbë kanë qenë të përfshirë në fushatën e këtyre zgjedhjeve dhe kanë përkrahur haptas kandidatët e Listës “Srpska”.