Serbia paralajmëron marrëveshje të tjera me Kosovën

Ministri serb për Kosovën Aleksandar Vulin ka deklaruar se marrëveshja e ardhshme në Bruksel duhet të jetë ajo për pasurinë, e më pas ajo për trashëgiminë kulturore dhe për pozitën e Kishës serbe në Kosovë.“Si do ta zgjidhim problemin për të cilin ne kemi paguar kamata, borxhe, dividenda për pasurinë që është në jug, për pasurinë që nuk e shfrytëzojmë fare, ato janë qindra milionë euro”, ka thënë Vulin, njofton B92.Vulin ka theksuar se Marrëveshja për energjinë që është nënshkruar kohë më parë, është në të vërtetë pronësia mbi Liqenin e Gazivodës dhe të Valaçës që gjenden në veri të Kosovës dhe kjo është lënë temë për marrëveshjen për pasuri.Vulin ka thënës se Serbia nuk e njeh privatizimin që bëhet pa serbët në Kosovë dhe për këtë arsye, sipas tij, duhet të arrihet marrëveshja për pasurinë.Duke folur për funksionimin e kombinatit Trepça, Vulin tha se për këtë kombinat duhet biseduar edhe me kategori ekonomike e jo vetëm politike për të parë se kush sa ka investuar në Trepçë dhe kujt i ka borxh Trepça.