Vulin në Manastir, lobon për Listën “Srpska”

Ministri pa portofol i angazhuar për Kosovën nga Qeveria e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar sot se fitorja e kandidatit të Iniciativës Qytetare “Srpska” në raundin e dytë të zgjedhjeve në Kosovë është shumë e rëndësishme, sepse kjo është mënyra më e sigurt për të formuar Bashkësinë e Komunave Serbe dhe që Serbia të vazhdojë të financojë, të ruaj dhe të avancojë jetën e serbëve në Kosovë, transmetojnë mediat serbe.Vulin u ka thënë gazetarëve në Deçanse është vështirë të besohet se ata që aktualisht marrin pjesë në Qeverinë e Kosovës dhe kanë qëndrim të këtillë ndaj Serbisë dhe përfaqësuesve të shtetit serb, se do të jenë të gatshëm që në Bashkësinë e Komunave Serbe të ndërtojnë “atë çka kjo bashkësi është, dhe që është ndërlidhja e pashkëputshme me shtetin e Serbisë”."Për neve të gjithë serbët janë njësojë të dashur dhe Serbia nuk do t’i ndajë serbët e vet, i duam të gjithë njësoj. Mirëpo, duhet të themi se lista "Srpska" në kuptimin politik është më e afërt”, ka thënë Vulin, transmeton agjencia serbe Tanjug, transmeton Koha.net.Ai ka thënë se Serbia askujt nuk ia ka ndalur ndihmat sociale, apo rrogën pa marrë parasysh për ke kanë votuar, por lista "Srpska" politikisht është më e afërta dhe se beson se do të bëjë të mundshme që të formohet BKS , siç është planifikuar në Bruksel."Besojmë se "Srpska" do të bëjë të mundshme që BKS të përparojë, që të formohet siç duhet dhe të mos jetë organizatë joqeveritare, por të jetë ashtu siç është dhe siç është menduar në Bruksel, dhe kjo është mënyrë dhe formë që shteti i Serbisë të mund të financojë jetën e serbëve në Kosovë dhe që serbët të mund të ndihen të sigurt, të mbrojtur dhe të lirë”, tha Vulin.