Nis ndërtimi i pjesës serbe të gazsjellësit rus
Kanë nisur ndërtimet në pjesën serbe të gazsjellësit rus, të njohur si “Rjedhja Lindore”.Presidenti serb Tomislav Nikoliç, kryeministri Ivica Daçiç, dhe kreu i gjigantit rus Gazprom Aleksei Miller, kanë marrë pjesë në ceremoninë inauguruese.Serbia dhe Gazpromi kanë arritur marrëveshje në tetor të vitit 2012, për ndërtimin e një pjese rreth 421 km të këtij gazsjellësi, i cili do të kalonte përmes shtetit serb, dhe që kap shifrën e 1,9 miliard eurove.Sasia e parë e gazit pritet të jetë gati në vitin 2016.Në përfundim të ndërtimit, gazsjellësi do të shtrihet nga Rusia, përgjatë Detit të Zi, përmes Bullgarisë, Serbisë, Hungarisë dhe do të vazhdojë në Evropën perëndimore.Presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar një mesazh me këtë rast, duke thënë se “projekti do të reduktojë rrezikun e tranzitit nga palët e treta” dhe “do të ndihmojë në konsolidimin e sigurisë ndërkombëtare të energjisë”.