Kosovë, fushatë në kohë “paqeje”, shoqëria civile akuza partive politike për balotazh

Fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale ne Kosovë zyrtarisht fillon të hënën më 25 nëntor, por subjektet politike del të mos e kenë ndaluar atë që pas raundit të parë.Takime me qytetarë, pjesëmarrje në debate, shpalosje e programit në shumë mënyra, konsiderohet nga shoqëria civile si fushatë e pastër politike dhe këshillojnë që kjo të ndërpritet e të mos vazhdohet edhe tutje.Në anën tjetër,subjektet politike nuk pranojnë se po bëjnë fushatë. Ato thonë se kandidatët duhet të jenë gjithmonë pranë qytetarit.Ndryshe, takimet e politikanëve me qytetarët në vendin tonë nuk shihen përveç kur ofrohen zgjedhjet. Por, ndryshe nga subjektet politike mendojnë shoqëria civile.Ata që i kanë vëzhguar gjithmonë e konsiderojnë se po bëhet një fushatë dhe e vlerësojnë se kjo nuk është praktikë aspak e mirë.