Jahjaga: Marrëveshja e Brukselit, rrugë për zgjidhjen e problemeve

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vlerësuar se marrëveshja e 19 prillit në Bruksel, ndërmjet Kosovës e Serbisë, paraqet arritjet më të madhe në dialogun mes dy vendeve dhe hap rrugën për zgjidhjen e problemeve ndërmjet dy shteteve dhe për integrimin në Evropë.“Marrëveshja ka kuptim vetëm kur të zbatohet në tërësi, secila pikë dhe secia pjesë e saj”, tha Jahjaga në intervistën për agjencinë beogradase Beta, dhe ka shtuar se Kosova “dëshiron që realizimin e marrëveshjes ta mbikëqyrin Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara si ndërmjetësues, pasi konsiderojmë se kjo do tu ndihmoj të dy palëve, që të jenë përgjegjëse për realizimin e asaj për të cilën janë marrë vesh”.Presidentja e Kosovës, Atifiete Jahjaga, ka theksuar se “Kosova është realitet në Evropë dhe ky realitet është pranuar nga më tepër se 100 shtete, si edhe nga një pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë financiarë të rëndësishëm dhe gjithsesi e ka të hapur rrugën drejt BE-së, si edhe të gjitha vendet e tjera të Evropës Juglindore”.