Zgjedhjet e 3 nëntorit, Prokuroria ka pranuar 34 raste kundër 62 personave

Nisur nga numri i rasteve të paraqitura, Prokuroria e Shtetit vlerëson se në zgjedhjet e 3 nëntorit kishte shumë më pak parregullsi se zgjedhjet tjera nacionale.Kështu pohoi kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi, në një konferencë për media, ku ka folur lidhur me ecurinë e lëndëve, që kanë të bëjnë me zgjedhjet e 3 nëntorit. Kabashi tha se deri tani Prokurorit të shtetit j janë paraqitur 34 raste, në të cilat janë përfshirë 62 persona.“Sipas qendrave në të cilat janë Prokuroritë Themelore, Prishtina ka pasur 9 raste kundër 19 personave. Peja 4 raste kundër 9 personave. Mitrovica 6 raste kundër 7 personave. Gjilani 3 raste kundër 6 personave. Gjakova 9 raste kundër 16 personave. Prizreni 3 raste kundër 5 personave dhe Ferizaj nuk ka pasur asnjë rast për vepra penale. Këto janë raste, në bazë të të cilave, prokurorët, nga materiali që u është ofru, mund të vendos të fillojnë procedurat penale. Lidhur me këto raste, pas përfundimit të hetimit, Prokurori i Shtetit ka akuzuar 25 persona. Në Prishtinë 9, në Gjakovë 2, në Mitrovicë nuk ka persona të akuzuar deri tani, në Pejë 4, në Gjilan 5 dhe në Prizren 5 persona. Menjëherë pas paraqitjes së rasteve, 33 persona janë ndaluar, ndaj 13 persona është kërkuara masa e paraburgimit. Ndaj 6 personave arresti shtëpiak, ndërsa për 5 persona është kërkuar masa e paraqitjes në stacion policor. Ndërsa, ndaj 38 është zbatuar procedurë e rregullt”, tha ai.Kabashi, po ashtu, theksoi se Prokurori i Shteti do të jetë edhe më i mobilizuar për balotazh dhe se adresa e vetme dhe më e rëndësishme për paraqitjen e ndonjë parregullsie mbetet Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës.“Prokurori i Shtetit për balotazh do të jetë i mobilizuare e dhe më tepër që ishte gjatë zgjedhjeve të 3 nëntorit. Nga dita e sotme në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është një prokuror i zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, për të koordinuar punën e asaj prokurorie. Ndërsa, në ditën e votimit, në të gjitha Prokuroritë Themelore të Kosovës, përveç prokurorëve të atyre prokurorive, do të jetë kujdestar edhe nga një prokuror i Prokurorisë të Apelit. Ndërsa, edhe në Mitrovicë, një prokuror i zyrës së kryeprokurorit të shtetit”.Sa i përket akuzave për vrasje, të cilat po bëhen nga kandidatët dhe se a po merren ata në pyetje për akuzat e bëra, Kabashi tha se, të gjitha rastet të cilat raportohen në media, verifikohen nga Prokuroritë Themelore të shtetit dhe se këto janë ato rastet, ndaj 21 personave për të cilët prokurorët në bazë të materialit ekzistues, ende nuk kanë mundur të marrin vendim, që të fillojnë formalisht procedurën penale dhe qëkanë kërkuar mbledhje të informatave nga Policia e Kosovës.Ndërsa, sa i përket raportimit për keqpërdorim të zyrtarëve, për të cilët është raportuar për shpërndarjen e miellit dhe për presionin që lista “Srpska” po u bënë qytetarëve, Kabashi tha se për të gjitha këto raste, po mblidhen informatat e nevojshme.“Në rastin e Gjakovës prokurori kompetent ka kërkuar nga policia ndërmarrjen, mbledhjen e informatave të nevojshme për të vendosur lidhur me ato shkrime që janë dhënë në media. Ndërsa, sa i përket listët “Srpska” kemi raste të shumta, të cilat janë duke u punuar që kërcënohen qytetarët se do të hiqen nga lista për ndihma sociale, që u jep Republika e Serbisë dhe se nuk do të mund të sigurojnë dokumentet personale në Republikën e Serbisë“, tha Kabashi.Deri më tani prokuroritë kanë paraqitur 13 aktakuza, kundër 20 personave, ndërsa rastet e personave tjerë janë nën hetime. Rastet e paraqitura kundër 7 personave kanë të bëjnë me kanosjen e kandidatit, një person për parandalim të ushtrimit të së drejtës për të votuar, 14 persona për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve, 7 persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve, 11 persona për dhënie ose marrje të ryshfetit gjatë votimit, 3 persona për keqpërdorim të së drejtës së votimit, 17 persona për pendim të procesit të votimit, 2 persona për cenim të fshehtësisë së votimit dhe 3 persona për falsifikim të rezultateve të votimit.