Europa përfshihet nga stuhitë, viktima në Greqi e Kroaci, probleme nga dëbora
Moti i keq ka përfshirë Europën me reshje të shumta dëbore dhe erëra të forta të regjistruara në shumë shtete, si pasojë e të cilave janë shënuar disa viktima dhe të tjerë të lënduar.
Në ishullin grek Rodos autoritetet kanë raportuar për vdekjen e një gruaje dhe dy të humbur si pasojë e motit të keq. Gruaja e shpallur e humbur një ditë më parë është gjetur e vdekur pasi makina e saj kishte humbur në rrjedhën e lumit, ndersa dy të zhdukurit janë dy mësuese të cilat kanë rënë nga një urë, të shtyra nga era e fortë.Një koleg tjetër që gjendej në makinë ka mundur të shpëtojë, ndërsa dy mësueset kanë humbur në rrjedhën e lumit pasi ranë nga ura e Kremastit. Shumë rrugë të ishullit janë kthyer në lumenj pas shirave të rrëmbyeshëm dhe ka mungesë energjie elektrike.Edhe Kroacia është përfshirë nga valët e motit të keq, i cili ka shkaktuar deri tani 3 viktima në qytetin lindor Osiek. Bora ka mbuluar rrugët duke arritur trashësinë 40 centimetra.Gjendja sa vjen e përkeqësohet dhe autoritetet mund të shpallin gjendjen emergjente, pasi një sasi kaq e madhe dëbore nuk është regjistruar që në vitin 1955. Aeroporti i Zagrebit është mbyllur përkohësisht, pas rënieve të shpeshta të dëborës.Probleme nga moti i keq janë shënuar edhe në vende të tjera të rajonit. Në Bosnje Hercegovinë është regjistruar një trashësi deri në 40 centrimetra dëborë, ndërsa kushte të këqija atmosferike janë shënuar edhe në Mal të Zi, Beograd dhe Slloveni.