Përfundon arratia e 7 të dënuarve të burgut të Drenovës

Ka marre fund arratia e 7 te burgosurve nga burgu i Drenoves. Pas 5 ditesh kerkimesh intensive ne kufirin shqiptaro- grek eshte bere e mundur gjate dites se sotme edhe arrestimi i dy te arratisurve te fundit nga burgu i Drenoves,Eduard Lulo dhe Reiz Haxhiraj, ndersa naten e mbremshme u be edhe arrestimi i Gezim Tomes.Arrestimi i tre te arratisurve te fundit u be ne territorin grek nga policia e ketij shteti, e cila prej ditesh ishte mobilizuar per kapjen e tyre, pas dyshimeve qe policia shqiptare shfaqi se ata mund te kishin kaluar kufirin.Kane qene 5 dite te veshtira jo vetem per tre te burgosurit, por edhe per policine shqiptare edhe ate greke,kjo per shkak se teperaturat e uleta dhe reshjete e debores kane qene te pranishme pergjate gjithe ketyre diteve.Arrestimi i Reiz Haxhirajt, Eduard Lulos dhe Gezim Tomes eshte bere ne token greke ne malet e Kosturit vetem 25 km larg nga kufiri me Shqiperine. Njeri prej tyre tashme ka mbetur i plagosur per shkak se gjate arrestimit te Gezim Tomes naten e mbremshme ka patur nje shkembim zjarri nga ku Toma mbeti i plagosur, ndersa dy te tjeret munden te largoheshin per tu kapur me pas ne oret e para te mengjesit te sotem.Eduard Lulo dhe Reiz Haxhiraj nuk i kane rezistuar policise greke mengjesin e sotem, gjithashtu nuk kane qene as te armatosur.Tre te arrestuarit jane dreguar ne komisariatin e Kosturit dhe mbetet per tu pare nese do te ekstradohen menjehere ne Shqiperi apo do te gjykohen per faktin qe kane shtene ndaj policise greke naten e mbremshme.Te dielen, forcat e RENEA-s arrestuan tre nga te burgosurit qe ishin arratisur diten e shtune nga burgu i drenoves.Ata u gjeten ne nje magazine te braktisur ne qytezen e Prrenjasit, gjate nje aksioni te policise.Tre te burgosurit Admir Tafili,Fran Marashi dhe Gezim Guri ishin strehuar gjate nates ne nje nga ndertesat e braktisura te stacionit hekurudhor ne Prrenjas, ndersa i burgosuri i 7 i arratisur nga burgu Artur Gora u kap qe diten e shtune pak ore pas arratisjes.Policia greke zbardh detaje mbi arrestimin e 3 të arratisurveTë enjten në mëngjes, me një diferencë prej disa orësh, janë arrestuar dy shqiptarët e arratisur nga burgu Reiz Haxhiraj dhe Eduart Lulo.I fundit që ra në prangat e policisë ishte 42 vjeçari Reiz Haxhiraj, në zonën "Krisi dhe Pefku" në Kostur. Krimineli shqiptar u identifikua nga një qen i trajnuar posaçërisht dhe arrestimi i tij u krye pa asnjë rezistencë.Më parë, në orën 06:30 në Eptakori të Kozanit u arrestua 31- vjeçari Eduart Lulo.  Personi i arrestuar ka qenë duke ecur në këmbë dhe nuk i janë gjetur armë me vete.Pika ku u identifikua Lulo, por edhe Haxhiraj, ishte shumë pranë, vendit ku u arrestua dje  edhe Gëzim Toma. Sipas policisë helene, Haxhiraj u gjet pranë një përrua i cili është rreth 2 km nga vendi ku u arrestua dje Gëzim Toma.Deklarata e plotë e policisë shqiptarePas një ndjekje të vazhdueshme dhe mjaft profesionale të forcave të Policisë së Shtetit, informacioneve të sakta të marra mbi lëvizjen e tyre dhe në sajë të bashkëpunimit të shkëlqyer me Policinë Greke, u bë e mundur kapja në territorin  grek e 3 personave të arratisur nga Burgu i Drenovës, me datë 23 nëntor, përkatësisht: Gëzim Ndue Toma, Reiz Namik Haxhiraj, Eduard Kujtim Lula,Prej 5 ditësh, forcat e specializuara të Policisë së Shtetit i ndoqën pa ndërprerje këta shtetas, gjatë gjithë itinerarit të lëvizjes së tyre në malin e Gramozit, me gjithë kushtet e vështira të motit. Në këtë operacion të gjerë u përfshinë forcat speciale RENEA, forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe forcat e  Drejtorisë së Policisë së Qarkut dhe Drejtorisë Rajonale për Kufirin e Migracionin Korçë.Njëherazi u kontaktuan autoritetet policore greke, duke u dhënë informacione të sakta mbi lëvizjen e tyre, të cilat përforcuan shërbimet për të mundësuar kapjen e të arratisurve.Në vijimësi janë ushtruar kontrolle gjatë të dy anëve të kufirit,  si nga Policia Shqiptare ashtu dhe nga Policia Greke me qëllim kapjen e të arratisurve, po ashtu është shkëmbyer informacion i vazhdueshëm rreth lëvizjes së tyre.Në sajë të këtyre masave u bë e mundur kapja e të arratisurve nga forcat policore greke në brendësi të territorit grek. I arratisuri Gëzim Toma u arrestua gjatë aksionit të djeshëm të policisë greke ndërmjet fshatit Eptahor dhe Krisi, ku ka pasur shkëmbim zjarri mes forcave të policisë dhe tre të arratisurve, ndërsa dy të tjerët kanë arritur t'i shpëtojnë policisë greke. Gjatë natës vijuan kërkimet për Reiz Haxhirajn dhe Eduard Lulon, duke mundësuar kapjen e tyre mëngjesin e sotëm.Këta shtetas do t'i nënshtrohen procedurave të ekstradimit drejt Shqipërisë, ku do të vuajnë dënimin për krimet për të cilat janë deklaruar fajtor nga organet e drejtësisë. Interpol Tirana në një kohë shumë të shpejtë ka bërë shpalljen në kërkim ndërkombëtar të të arratisurve.Me arrestimin e tyre,  tashmë është bërë e mundur kapja e 7 të arratisurve nga Burgu i Drenovës.Gjejmë rastin të falenderojmë komunitetin për bashkëpunimin, strukturat homologe greke për angazhimin maksimal e bashkëpunimin e shkëlqyer, si dhe çdo punonjës policie, për gatishmërinë e lartë, angazhimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar, duke mundësuar kapjen brenda një harku të shkurtër kohor të 7 të arratisurve nga Burgu i Drenovës, të cilët ishin deklaruar fajtor për krime të rënda.