Meta mesazh politikës për bashkëpunim: Sot të gjithe vlonjatë, nesër europianë
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, përmes një editoriali ka dhënë mesazhin e bashkëpunimit politik, një mesazh që vjen në kuadër të ditës së pavarësisë së vendit."Në prag të 101 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së vendit, Kuvendi i Shqipërisë kreu një akt të rëndësishëm politik. Ai miratoi me unanimitet një rezolutë për integrimin evropian të Shqipërisë. Një inisiativë e opozitës, e cila u përkrah pa asnjë mëdyshje nga shumica qeverisëse. "-shkruan Meta.“Ky është një nga ato momentet kur çdo shqiptar, pavarësisht nga bindjet dhe pa diferencë në bindje politike, beson fort se Evropa është destinacioni ynë politik, ekonomik, social, kulturor dhe historik. Ne jemi në Evropë dhe Evropën duam ta kemi edhe këtu”- thekson ne editorial kreu i Kuvendit Ilir Meta.Kreu i LSI e ka titulluar editorialin e tij "Sot të gjithe Vlonjatë" dhe uron qe nëntorët e tjerë do të na gjejnë më evropianë.