Basha: PD, rezolutë për integrimin. Shqipëria e meriton statusin

Ndërsa mbeten vetëm disa ditë nga vendimi BE-së për marrjen ose jo të statusit të vendit kandidat, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka përcjellë një mesazh vendeve të BE-së duke theksuar se Shqipëria e meriton statusin.Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së Basha ka theksuar se Shqipëria i ka përmbudhur detyrat e shtëpisë dhe se vendimi i BE-së për vendin tonë duhet të jetë realist dhe i drejtë."Ne duam që në këtë fazë që Europa të marrë një mesazh të qartë, nga opozita dhe mazhoranca dhe mesazhi është ky: Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat, duhet ti jepet statusi. Shqipërisë duhet ti jepet statusi dhe duhet ti hapet drita jeshile për hapjen e negociatave si hapi që vjen pas marrjes së statusit. Ky qëndrim mbështetet edhe në vlerësimin pozitiv të Komisionit Europian për ti dhënë Shqipërisë statusin, mbështetet në bindjen se i kemi përmbushur detyrat e shtëpisë, mbështetet në besimin dhe pretendimin e drejtë për një vlerësim të drejtë të Shqipërisë nga vendet anëtare, mbështetet në pikëpamjen që ndajmë me Bashkimin Europian me përmbushjen e krietereve bazë” tha Basha.Basha theksoi më tej se Partia Demokratike do të paraqesë sot në Kuvend një rezolutë e cila kërkon që vendit tonë t`i jepet statusi për të treguar se kjo forcë politike është në funskion të ëndrrës europaine."Seanca e sotme do të jetë për integrimin e vendit dhe hapjes së dritës jeshile që dha KE-ja, disa javë më parë. Shpresojmë në një rezolutë që do të miratohet me votë unanime. Këto janë pjesë e lobimit të PD-së, për integrimin e Shqipërisë. Ne jemi partia që lindi dhe u rrit, është dhe do mbetet partia e ëndërrës europiane. Ne kemi qenë protagonist të çdo hapi domethënës në integrimin e vendit. Me të njëjtin frymëzim dhe pasion po shërbejmë edhe sot në opozitë në funksion të ëndrrës europiane të shumicës dërrmuese të shqiptarëve" tha Basha.