Kakavijë, sekuestrohen 12.3 kg marijuanë, arrestohen 2 studentë polakë

Policia kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 12.3 kg marijuanë ndërsa ka arrestuar dy studentë polakë.Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit polak Lukasz Pytel dhe Tomasz Kratoëski të moshës 22 dhe 23-vjeçare të cilët po transportonin lëndë narkotike drejt shtetit grek.Sipas policisë, lënda narkotike ishte fshehur në impiantin e gazit të makinës me targa DST U 147 që drejtohej nga 22-vjeçari Lukasz Pytel.Mësohet se dy studentët të cilët kishin ardhur si turistë dhe kishin blerë lëndën narkotike në Lazarat dhe do ta transportonin drejt Polonisë.Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.