Doris Andoni, drejtoresha e re Entit Kombëtar të Banesave

Është prezantuar sot drejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave Doris Andoni.Prezantimi  është bërë nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni e cila ka theksuar se Enti Kombëtar i Banesave ka rol kyç për strehimin duke shtuar se Ministria dhe qeveria janë të angazhuara për zbatimin e politikave të strehimit. Doris Andoni zëvendëson në postin e drejtores së Entit Kombëtar të Banesav e Ylli Pirro.Ajo ka punuar në Ministrinë e Punëve Publike e Transporteve ku mbante postin e drejtoreshës së Politikave të Strehimit.