Sequi: Po ju monitorjmë, administrata të jetë profesionale dhe apolitike

Brukseli po vëzhgon me imtësi proçesin e reformës në administratën publike, uke e renditur të parin mes 5 priorteteve të vëna kusht për çeljen e negociatave për anetarësim në BE.Njëzëri ambasadori i Unionit Europian në Tiranë, Ettore Sequi dhe Vassilis Maragos kreu i zyres per Shqiperine ne drejtorine e zgjerimit ne Komisionin Europian, kërkuan administratë apolitike dhe profesionale."Prezenca e kolegëve të mi nga Brukseli, ekpertë të kualifkuar, është një prove tjetër e rëndësisë që ka për ne kjo reformë. Që të jetë efektive, administrata publike duhet të reflektojë principet e një administrate të mirë europiane, standardet më të larta etike, të jetë e qendrushme, profesionale dhe jo e politizuar. Besoj se qeveria do të shërbehet më mirë nga një kalibër profesionistësh, ku partitë politike vijnë e ikin, por institucionet mbeten", tha Sequi."Reforma e administratës publike ëshë një nga 5 prioritetet kyçe pas progres-raportit. Por duhet të them se reforma është prioriteti i parë mes këtyre 5. Prandaj dua t’ju inkurajoj që të identifikoni se çfarë duhet bëre. Ne besojmë se punësimi nëpërmjet konkuruesve të barabartë, transparentë dhe të bazuar në meritë, janë thelbësor për ndërtimn e një administrate të aftë dhe efektive", u shpreh Maragos.Ministrja per Inovacionin dhe Administraten Publike, Milena Harito, garantoi se punësimet në administratë do behen vetëm në bazë meritash. Ajo tha se qeveria po punon për aktet nënligjore të ligjit për statusin e nëpunësit civil, që do dërgohen në Kuvend brenda 15 janarit për miratim.“Të gjitha aktet nënligjore janë rishikuar nga ekspertët dhe të konsultohen me grupet e interesit brenda datës 30 dhjetor. Deri në 15 janar pritet të mbyllet procedura për dërgimin e tyre në këshillin e ministrave për tu miratuar. Gjithashtu në kuadër të reformës është ngritur komiteti ndërministror për reformën strukturore të shtetit” tha Harito.Punësimet në administratë dhe shtyrja me 6 muaj e hyrjes në fuqi të ligjit për statusin e nëpunësit civil kanë përplasur ashpër mazhorancën dhe opozitën. Për aktin normativ të qeverisë që shtyn hyrjen në fuqi të ligjit, opozita i është drejtuar gjykatës Kushtetuese, e cila do të nisë të martën shqyrtimin e ankimimit.