Gjurmë të tre të arratisurve në Dardhë, policia kërkime në gjithë zonën

Policia e Korçës gjen gjurmë të tre të dënuarve ende në arrati. Gjurmët e këmbëve janë pikasur rreth orës 20:00 të mbrëmjes në fshatin Dardhë, duke konfirmuar deklarimet e mëhershme se tre të dënuarit Reiz Haxhiraj, Eduard Lula dhe Gëzim Toma mund të jenë bashkë në arrati.Ndërkohë policia dhe forcat RENEA ndodhen në Dardhë për operacionin e kërkimit të tre prej shtatë të arratisurve nga burgu i Drenovës dy ditë më parë. Policia njofton se po bëhen kërkime në të gjithë zonën dhe banesat e fshatrave rrotull.Grupi hetimor zbardh skenarin e arratisjes: E mirëorganizuar dhe mbështetur nga jashtëDy ditë pas arratisjes së 7 të burgosurve nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, grupi hetimor ka arritur në konkluzionin se plani i arratisjes ka qenë e mirëorganizuar.Sipas grupit hetimor, dy bashkëpunëtorët Olsi Maçi dhe Albi Macini kanë prerë me gërshërë telat rrethuese të burgut, ndërsa kanë mbuluar me të shtëna të dënuarit, teksa ata largoheshin nga ambientet e burgut. Të rinjtë kanë qëlluar me armë kullave të vrojtimit, por fatmirësisht pa lënduar rojet.Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se tre të arrestuarit si bashkëpunëtorë kanë pohuar se prej muajsh jetonin në Korçë, ku kishin marrë një shtëpi me qira, në përpjekje të hartimit të planit të arratisjes.Ndërkaq, policia vazhdon operacionin për arrestimin e 3 prej 7 të dënuarve të cilët u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës mbrëmjen e 23 nëntorit 2013.

Policia rrethon malin e Gramozit, tre të arratisurit tentojnë kufirin me Greqinë   Ndërkaq, policia vazhdon operacionin për arrestimin e 3 prej 7 të dënuarve të cilët u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës mbrëmjen e 23 nëntorit 2013.Policia e Korçës ka dhënë detaje për operacionin e kërkimit për tre të dënuarit që ndodhen ende në arrati.Sipas policisë, dyshohet se Gëzim Toma, Reiz Haxhiraj dhe Eduart Lulo ndihmohen nga persona të tjerë ndërsa shton se po mblidhet informacione se ku lëvizin dhe ku marrin ushqim të arratisurit nga burgu i Drenovës.Gjithashtu policia e Korçës njofton se kërkimet për kapjen e 3 të arratisurve  po zhvillohen në pjesën jugore të qarkut ndërsa në malin e Gramozit ku dyshohej se ishin të arratisurit ka prani edhe të forcave kufitare.Ndërkohë, vijojnë kërkimet në malin e Gramozit për kapjen e tre të arratisurve të tjerë nga burgu i Drenovës.Forcat e policisë ndërprenë mbrëmjen e djeshme operacionin e kërkimit për kapjen  e Gëzim Tomës, Reiz Haxhirajt dhe Eduart Lulos si pasojë e motit të keq.Policia njoftoi dje se kishte lokalizuar vendndodhjen e tre të arratisurve në malin e Gramozit, duke bërë edhe krehjen e zonës, por moti i keq, errësira dhe terreni malor e bëri të pamundur vazhdimin e operacionit, duke i detyruar forcar e policisë të ndërprisnin kërkimet në lartësinë e malit.Në një njoftim të saj, policia e Korçës theksoi se dyshohet se Gëzim Toma, Reiz Haxhiraj dhe Eduart Lulo janë së bashku dhe fshihen në pyjet e malit Gramoz.Forcat RENEA arrestuan dje tre të burgosurit, që ishin arratisur mbrëmjen e së shtunës nga burgu i Drenovës.  Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Guri u arrestuan dje në një magazinë në Prrenjas ku ishin strehuar gjatë natës ndërsa mësohet se gjatë operacionit ka pasur edhe shkëmbim zjarri.Gjithashtu policia ka arrestuar sot edhe 3 organizatorët e arratisjes së 7 të dënuarve nga Burgu i Drenovës. Sipas policisë, janë arrestuar shtetasit Olsion Maçi  dhe Aldi Meçini dhe Altin Lami, të cilët dyshohen se kanë ndihmuar nga jashtë burgut për arratisjen e të dënuarve.Paralajmërohen arrestime, Tahiri: Do dalin para drejtësisë përgjegjësitE ndërsa tre prej 7 të burgosurve të grupit të burgit të Drenovës vazhdojnë të jenë në arrati, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka bërë apel të arratisurve apo familjarëve të mundësojnë dorëzimin e tyre një orë e më parë. Në një konferencë për mediat sëbashku me drejtorin e Policisë së Shtetit, Artan Didi, Tahiri e ka cilësuar arratisjen e tyre të mirëorganizuar dhe aspak rastësore. Ai garantoi se në një kohë të shpejtë do të ketë arrestime më përgjegjës konkretë në organet ligjzbatuese."I bëj thirrje të tre të arratisurve dhe familjarëve të tyre të bëjnë të mundur dorëzimin e tyre sot, se nesër mund të jetë shumë vonë.Dëshiroj të falenderoj edhe PD-në që megjithëse në një situatë të nderë nuk priti dhe jo pak kritike se kjo nuk priti të na kujtojë që shteti është shembur. Po në fakt, faktet flasin vetë që shtetin e gjetën jo vetëm të shembur, por të shkatërruar deri në kockë dhe të inkriminuar deri në qelizë. Po gjithashtu dua ti garantoj që shteti është këtu, policia është në këmbë për të siguruar jetën, pronën dhe sigurinë publike të çdo qytetari në republikën e Shqipërisë.Policia e shtetit vijon hetimet sëbashku me prokurorinë e përgjithshme dhe ky rast shërbeu për të bërë një skaner qelizor mbi çdo strukturë që deri dje ka dështuar për t`i shërbyer ligjit, apo i ka shërbyer ligjit. Ju siguroj që nga hetimet paraprake, arratisja e djeshme është gjtihcka përveçse rastësore, është e organizuar mirë por njëkohësisht është dëshmia tragjike e përfshirjes së politikës në punët e pista të krimit, siç është dëshmi tragjike i kompromentimit kapilar i strukturës shtetërore për të garantuar zbatimin e ligjit. Shumë shpejt do të keni rezultate të tjera dhe arrestime me përgjegjës konkret në të gjitha stuktura ligjzbatuese. MB dhe qeveria janë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. Ne jemi këtu, policia është këtu, kriminelët do të jenë aty ku e kanë vendin, në burg. Dhe bashkë me ta kushdo që deri dje i ka ndihmuar të kapërcejnë linjën, qoftë edhe në këmbim të votave” theksoi dje ministri Tahiri.