Aksidentet nga mungesa e sinjalistikës, policia e Kukësit: Pajisni urgjent autostradën

Rrrugët e përgjakura për shkak të aksidenteve detyruan policinë e Kukësit ti kërkoë Drejtorisë së përgjithshme të rrugëve vendosjen e sinjalistikave. Vetëm një ditë më parë bilanci i një aksidenti ishte 3 viktima dhe 6 të plagosur.Ky alarm bëri që policia të krijojë postoblloqe, por vetëm kjo nuk është e mjaftueshme. Drejtoria e përgjithshme e rrugëve është ajo që të paktën autostradën Kalimash-Kukës-Morinë ta pajisë në të gjithë gjatësinë me sinjalistikën e nevojshme, sepse kjo është vërtetë e rrezikshme.Ndërsa Prefekti i Kukësit, Ramë Hoxha, thotë se në aksin rrugor më problematik, atë Fushë Dukagji - Kukës, do ndërhyet për vendosjen e një tabele elektronike, e cila paralajmëron drejtuesit e mjeteve për kushtet e vështira të rrugës.Gjatë këtij viti, në rrugën Kalimash-Kukës-Morinë, kanë ndodhur më shumë se 15 aksidente të cilat kanë shënuar një bilanc tragjik, ku 20 persona kanë mbetur të plagosur dhe 14 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërkohë, në çdo muaj, në këtë autostradë qarkullojnë më shumë se 2OO mijë shtetas me më shumë se 1OO mijë automjete.