Berisha: Grupi lidhje me qeverinë, rendi e siguria në rënie të shpejtë

E ndërsa e majta nuk ka kursyer akuzat ndaj qeverisë së djathtë para dhe pas marrjes së pushtetit për kapje nga krimi, ish-kryeministri Berisha u ka kthyer reston me ngjarjen e Drenovës. Në një reagim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social facebook, Berisha deklaron se arratisja e të dënuarve në Korçë është produkt i bashkepunimit te suksesshem te ketij grupi vrasesish me eksponente dhe strukturat e reja qeveritare te interesuara apo detyruara per lirimin e tyre. Sipas tij këtë e fakton armatosja e tyre ne burgun e sigurise me te larte dhe largimi i tyre pa kurrefare rezistence nga rojet e armatosura te rrethimit te burgut.“Te dashur miq, dje u thye ne Drenove burgu i sigurise me te larte dhe 7 te burgosur, shumica me denim te perjetshem, te armatosur deri ne dhembe, u larguan prej tij sikur te ishin ne nje hotel. Ky akt i pashembullt eshte produkt i bashkepunimit te suksesshem te ketij grupi vrasesish me eksponente dhe strukturat e reja qeveritare te interesuara apo detyruara per lirimin e tyre. Kete fakton qarte armatosja e tyre ne burgun e sigurise me te larte, largimi i tyre pa kurrefare rezistence nga rojet e armatosura te rrethimit te burgut. Bandat qe ndihmuan me para dhe dhune ardhjen ne pushtet te koalicionit Rama - Meta, tani nje nga nje kerkojne shperblimin e tyre. Natyrisht ndalimi nga Policia i 4 prej 7 te arratisurve eshte nje akt per tu pershendetur. Por dalja e ministrit te brendshem ne media, demaskon ate si njeri te kapur dhe angazhuar ne betejen e bandave qe mbeshtesin ate me bandat rivale” shprehet Berisha.Lideri historik i së djathtës konstaton se ne dy muaj perpjekje jo per te siguruar rendin dhe qetesine por per te shnderruar me shpejtesi Policine e Shtetit ne policine e Partise Socialiste, siguria ne vend po bie me shpejtesi.“Ne dy muaj perpjekje jo per te siguruar rendin dhe qetesine por per te shnderruar me shpejtesi Policine e Shtetit ne policine e Partise Socialiste, siguria ne vend po bie me shpejtesi, vrasjet, eksplozivat, maskat ne rruge, pengmarrjet, trafiqet po rriten me shpejtesi marramendese. Por mjerisht ky eshte vetem fillimi i procesit te shnderrimit te vendit ne nje protektorat krimi me pasoja shume te renda per çdo qytetar dhe vendin ne teresi”thekson Berisha.